Aksidentohet treni, brenda tij ishin pjesëtarët e Kongresit amerikan

Treni ku po udhëtonin pjesëtarë të Kongresit amerikan, përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, u përplas me një kamion të mërkurën.

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë dërguar në spital, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas disa burimeve të pakonfirmuara, të gjithë pjesëtarët e Kongresit që po udhëtonin drejt Virxhinias Perëndimore bashkë dhe familjarët e tyre nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders konfirmoi në një deklaratë se si pasojë e aksidentit kishte humbur jetën një person, edhe pse nuk dihet ende se për kë bëhet fjalë.

Kompania Amtrak njoftoi se treni ishte përplasur me një një kamion që gjendej në shina në 11 e 20 të orës lokale. /topchannel/

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit