Aksion i madh në Bjeshkët e Sharrit, hyjnë nga Shqipëria për ta vjelë boronicën në Kosovë

Nëse i frekuenton Bjeshkët e Sharrit thuajse në çdo cep mund të shohësh vetura me targa të Shqipërisë. Të gjitha këto po e frekuentojnë atë zonë për një mision të veçantë. Për t’i vjelë boronicat në bjeshkët e Kosovës e për t’i shitur pastaj me një çmim jo fort të lirë në tregun e Shqipërisë. Asnjëri nga këta persona nuk kontrollohet nga autoritetet kosovare.

Duke filluar nga Restelica e deri te pjesa që e ndan Prizrenin me Ferizajn, mund të shohësh nëpër bjeshkë vetura me tabela të Shqipërisë. Me dhjetëra persona nga Shqipëria po i vjelin boronicat në bjeshkët e Kosovës.

Për disa frekuentues kosovarë që e pëlqejnë natyrën, kanë folur banorët e asaj ane. Një banore nga Opoja ka thënë se shpeshherë kërcënohen nga këta persona që i vjelin boronicat. Madje sipas tyre në Dragash ka ndodhur edhe një therje me thikë si dhe një rrahje në mes të banorëve të zonës ngase nuk i kanë lënë personat nga Shqipëria që t’i vjelin boronicat në bjeshkët e Sharrit.

 

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit