11.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Aksion i Policisë në Prizren/ Kapet hajni 31-vjeçar me të kaluar kriminale

Një person është dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia e Kosovës në Prizren nën dyshimin se i ka vjedhur 250 euro në një dyqan ‘Tobacco Shop’ dhe më pas e ka kërcënuar me thikë pronarin e firmës.

Lajmi është bërë i ditur nga policia përmes një komunikate për media.

“Me datën 25 qershor 2021 rreth orës 22:15 min., ne rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prizren, ka ndodhur një rast grabitje në lokalin Tobbacco shop, ku sipas deklaratës së viktimës dyshuari, ija kishte marr arkën e parave në të cilën kishte rreth 250 Euro dhe më pas ishte larguar. Viktima kishte filluar ndjekjen e të dyshuarit dhe në një distancë rreth 150 m larg vendit të ngjarjes i dyshuari e kishte nxjerr thikën duke i thënë viktimës që të mos ofrohet dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive e ne bashkëpunim me qytetaret në bazë të informatave të mbledhura nga tereni, ka arritur që të identifikoj dhe të arrestoj te dyshuarin, K P i datëlindjes 1990 për rastin e Vjedhjes Grabitqare, të ndodhur me datën 25.01.2021.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën qe e ka kryer. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, i njëjti dërgohet në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari ka dosje kriminale edhe në të kaluarën”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Lajmet e Fundit