8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Edhe ata që janë vaksinuar plotësisht mund të infektohen me COVID-19

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDCP) tha se po e përcjellë variantin Delta të koronavirusit.

Ndër të tjera paralajmëroi edhe se ekziston një shans i vogël që personat plotësisht të vaksinuar të mund të infektohen përsëri nëse ekspozohen.

“Të dhënat aktuale sugjerojnë që vaksinat kundër COVID-19 të autorizuara për përdorim në Shtetet e Bashkuara ofrojnë mbrojtje ndaj shumicës së varianteve që përhapen aktualisht në SHBA. Sidoqoftë, disa variante mund të shkaktojnë sëmundje te disa njerëz edhe pasi të jenë vaksinuar plotësisht”, tha zëdhënësi i CDCP Jade Fulce për CNN.

Ndërsa tutje tregoi se asnjë vaksinë nuk është 100 % efektive në parandalimin e sëmundjes.

“Megjithatë njerëzit e vaksinuar mund të sëmuren më pak ose të kenë një sëmundje më të shkurtër sesa nëse nuk do të ishin vaksinuar”.

Kjo është arsyeja pse ekspertët janë veçanërisht të shqetësuar për njerëzit që nuk kanë marrë ende vaksinat anti COVID-19.

Sipas CDC më shumë se 53 % e popullsisë amerikane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe më shumë se 45 % është vaksinuar plotësisht.

Më Shumë

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Lajmet e Fundit