8.2 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Aktakuzat e korrupsionit i fshin Prokuroria e Shtetit

Syle Hoxhaj, kryeprokurorProkuroria e Shtetit e udhëhequr nga Sylë Hoxha i ka fshira aktakuzat kundër-korrupsionit që i kishte publikuar në fund të nëntorit. Ky institucion në kuadër të transparencës së vetëdeklaruar publikoi 234 aktakuza kundër korrupsionit.

Këto aktakuza tash nuk janë në faqen e Prokurorisë, te pseja “Aktakuza Kundër Korrupsionit”.

Prokuroria ende nuk ka dhënë publikisht ndonjë shpjegim për këtë veprim.

Express raportoi më 24 nëntor se në ueb-faqe të Prokurorit të Shtetit janë publikuar 234 akte akuzuese për vepra penale kundër korrupsionit.

“Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurorja Laura Pula, përmes kësaj komunikate njofton opinionin lidhur me aktivitetet dhe mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit dhe për të arriturat në këtë drejtim”, raportoi Express.

Prokuroria e Shtetit- fshin aktakuzat

Më Shumë

Rahoveci 029 sfidon Prishtinën sonte në “Mizahir Isma”

Sonte nga ora 19:00, palestra “Mizahir Isma” në Rahovec do të presë përballjen e xhiros së tretë të Superligës, ku Rahoveci 029 do të...

Totaj: Jam i hapur për koalicione në Prizren, përjashto LVV-në dhe Emilia Rexhepin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, Shaqir Totaj, ka theksuar se ka arritur marrëveshje me qytetarët e këtij qyteti për të shkuar në...

Lajmet e Fundit