7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Serbët në Kosovë drejtojnë shtetin, shqiptarët në Luginë e Mal të Zi të papërfaqësuar

Kurti dedajDerisa pakicat në Kosovë kanë 4 ministra, një zv. kryeministër dhe gjashtë zv.ministra, shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe ata në Mal të Zi nuk kanë asnjë post institucional, thuhet në një komunikatë për medie të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas marrëveshjes për qeverisje të koalicionit Thaçi- Mustafa dhe Jabllanoviq, vazhdon komunikata, pakicave serbe përpos sigurimit të posteve u mundësohen të paktën edhe gjashtë kërkesa të tjera të cilat kanë qenë kushtëzim ndaj Thaçit e Mustafës për të hyrë në qeveri.

Këta ua kanë plotësuar këto dëshira, përderisa shqiptarët në Luginë dhe ata në Mal të Zi nuk e kanë aspak të njëjtin trajtim. Madje, në të njëjtat pika ku serbët në Kosovë sipas kësaj marrëveshje do të trajtohen me kujdes të veçantë, shqiptarët në këto dy vende shtypen dhe trajtohen padrejtësisht përditë.

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk kanë qenë asnjëherë në përbërjet qeveritare të Serbisë. Edhe sot, dy deputetët aktualë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, janë në opozitë dhe asnjë amandament i tyre nuk miratohet nga shumica e Aleksandër Vuçiqit. Atyre nuk i është ofruar asgjë konkrete për të qenë pjesë e Qeverisë. Për ta krahasuar me marrëveshjen LDK-PDK-Srpska, privatizimet e ndërmarrjeve në tri komunat ku banojnë shqiptarët janë bërë ekskluzivisht nga qeveria serbe dhe pa qasje zyrtare të përfaqësuesve shqiptarë.

Madje ka raste flagrante ku shqiptarët nuk janë lejuar të marrin pjesë në këtë proces, vetëm pse janë shqiptarë, siç është rasti i ndërmarrjes shqiptare “Elhan-Commerce” nga Bujanoci, kur Vojislav Koshtunica pat deklaruar publikisht se shqiptari nuk mund të blejë ndërmarrje publike serbe.

Sa i përket kthimit, Qeveria serbe nuk ka ndërmarrë asnjë proces dhe projekt për kthimin e shqiptarëve të dëbuar dhe të shpërngulur gjatë viteve 1999-2001, sidomos në Komunën e Medvegjës, ku pothuajse është zyrtarizuar spastrimi etnik, por as në Malësinë e Bujanocit dhe Karadakun e Preshevës. Përderisa serbët e Kosovës përfitojnë institucione që shpijnë në Republikë, siç është Asociacioni i Komunave Serbe, shqiptarëve të Luginës iu merren edhe gjykatat dhe prokuroritë e nivelit lokal dhe të gjitha atributet institucionale të vetëqeverisjes lokale duke i shndërruar në bashkësi lokale! Ndërkaq shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit kanë problem sot edhe me regjistrimin e pronave të tyre.

Përfaqësimit në institucione, në gjendje e ngjashme është edhe në Mal të Zi. Dy koalicionet shqiptare të përbëra nga gjithsej 6 subjekte politike kanë nënshkruar marrëveshje për përkrahje të shumicës parlamentare, dhe ato nuk kanë asnjë post në Qeverinë malazeze.

Kjo na dëshmon edhe një herë që diskriminimi i hapur ndaj shqiptarëve në trojet e tyre po vazhdon, deri sa po bëhet presion i hapur ndaj Kosovës për privilegjimin e pashembullt të pakicës serbe. Lëvizja Vetëvendosje insiston që vetëm reciprociteti në marrëdhëniet në mes shteteve, përfshirë edhe të drejtat dhe kujdesin ndaj etniteteve tjera, është garanci për harmoni në mes popujve dhe paqe në mes shteteve, përfundon komunikata.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit