Aktakuzë ndaj 13 keqpërdoruesve të sigurimeve

Gjykata-qekiqiGjykatës, mjekë e avokatë janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të sigurimeve shëndetësore. Dyshohet se janë keqpërdorur 1.5 milion euro. Prokurorja Sevdije Morina konfirmon ngritjen e aktakuzës, por nuk jep detaje.

Një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj 13 të dyshuarve për keqpërdorime të sigurimeve shëndetësore.

Aktakuza rreth 250 faqëshe është ngritur të mërkurën e kaluar nga Prokurori Ali Rexha, ndërsa rasti thuhet se është koduar me shifrën “Koalicioni”.

Në listën e të akuzuarve janë gjykatësi Kolë Puka, gjykatësi Zef Marleku, avokati Lon Palushaj, Fatbardh Makolli, Avdullah Robaj, Isa Salihi, Ali Kryeziu, Isa Rexha, Besnik Nikqi, Bedri Bakalli, Merkur Dobroshi, Mitat Jakupi dhe Mentor Rruka.

Sevdije Morina nga Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar për lajmi.net ngritjen e kësaj aktakuze, por nuk ka dashur të flasë për detajet e saj, me arsyetimin se për një gjë të tillë duhet të flasë EULEX.

“Është një aktakuzë e ngritur”, ka thënë ajo shkurt.

Por, në EULEX thonë se nuk janë përgjegjës për të folur për aktakuzat që ngriten nga prokurorët vendorë të Prokurorisë Speciale.

Sido që të jetë, lajmi.net mëson se të akuzuarit dyshohen për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe krim të organizuar.

Aktakuza i ngarkon të dyshuarit se në mënyrë të paligjshme kanë arritur të përfitojnë një shumë prej 1.5 milion euro, duke mashtruar kompanitë e sigurimeve.

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit