31.2 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Aktakuzë ndaj dy policëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve F.T. dhe R.K., që të dy zyrtarë policorë, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të bashkëkryerësve si persona zyrtarë, nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.

“Të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të zyrtarëve policorë – pjesëtarëve të Policisë së Trafikut Rrugor në Prizren – gjatë orarit të punës, e pasi që e sekuestrojnë përkohësisht automjetin për shkak të vetaksidentit, nuk hapin rast për vetaksident dhe me dashje lirojnë automjetin e tipit ‘Volvo V40’ dhe ia dorëzojnë personit F.K., edhe pse e kanë ditur se ky automjet është vetaksidentuar dhe ka rezultuar i pazhdoganuar, në të njëjtin janë vendosur targat e regjistrimit që nuk i përkisnin dhe si i tillë nuk është dashur të lirohet nga ana e të pandehurve, por të dorëzohet në terminalin doganor në Prizren, për zhdoganim”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Me këto veprime në bashkëkryerje të pandehurit F.T. dhe R.K., kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Previous article
Next article

Më Shumë

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Ujë i pastër dhe i freskët! Me aparatet e ujit Bruno, në çdo gotë do të ndjesh qetësinë e ujit të freskët! ? Ujë i ftohtë...

Malishevë: 600 euro kamatë në muaj për 3000 të huazuara

Një 33-vjeçar nga fshati Turjakë I Malishevës ka raportuar në polici se kishte marrë 3000 euro me kamatë mujore prej 20%, nga dy përsona...

Lajmet e Fundit