Aktakuzë ndaj katër personave për vjedhje të cigareve në Malishevë

Katër persona në Gjakovë po akuzohen për vjedhje të cigareve dhe parave në një market të Malishëvës

Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka ngritur aktakuzë kundër B.M., B.M., Sh. B., dhe A.M., për veprën penale “ vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”.

Sipas komunikatës vjedhja ka ndodhur në marketin “Dushi”, në Komunën e Malishevës.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit, në bashkëkryerje kanë hyrë në marketin “ Dushi”, në Komunën e Malishevës, duke vjedhur pako të cigareve në vlerë prej 2 mijë euro, arkën e marketit në vlerë 500 euro dhe 35 euro mbushje të operatorëve të ndryshëm telefonik.

Prokuroria pretendon se tre të akuzuarit B.M., B.M., dhe Sh. B., kishin bërë marrëveshje paraprake me të akuzuarin A.M., i cili atë kohë ishte edhe roja i marketit.

Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovës që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit