12.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Aktakuzë ndaj “mjekut popullor” në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet B.Z., dhe F.Z., për veprat penale, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “Shmangia nga tatimi”, si dhe, veprës penale “Shantazhi”Sipas prokurorisë së këtij qyteti, i pandehuri B.Z., nga viti 2010 e deri më 16.07.2019, në Malishevë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim ligjor, ka kryer aktivitete mjekësore, duke u thirrur si “Mjek popullor me bio energji”, ka trajtuar qytetarë me sëmundje të ndryshme dhe probleme familjare.Gjithashtu, i njëjti nga viti 2014 e deri më 16.07.2019, në Malishevë, saktësisht në biznesin e tij, duke vepruar si veterinar dhe mjek popullor, gjatë veprimtarisë së tij, me qëllim që t`i shmanget tatimit, nuk e ka deklaruar qarkullimin në ATK, ku gjatë kësaj periudhe, ka realizuar të ardhura në vlerë prej 30,216.45 euro, me ç ‘rast buxhetit të Republikës së Kosovës i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 2,395.83 euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutik.I pandehuri B.Z., nga viti 2016 e deri në fund të vitit 2018 në Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e mashtron personin tjetër, të dëmtuarën Sh. G., ku pasi e njëjta kishte probleme familjare, i pandehuri e bind se kinse do ta shërojë ku fillimisht ia përgatit disa hajmali e më vonë edhe të tjera, ku të dëmtuarës i shkakton kështu dëm në vlerë prej 6000 euro.E pandehura F.Z., në verën e vitit 2018 në Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e kanos të dëmtuarën Sh. G., se do të zbuloj disa mesazhe të motrës së saj, nëse nuk ia dërgon shumën e parave të cilat ajo dëshiron, kështu duke i kërkuar të dëmtuarës 30.000 euro. Pasi e dëmtuara nuk ia dërgon të hollat e kërkuara, të njëjtat mesazhe ia përcjelle burrit të motrës, kinse në lidhje me moralin e gruas së tij.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Shantazhi”.

Më Shumë

Pas Kinollit, Abrashi bashkon forcat edhe me Erxhan Galushin për garën në Prizren

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi pas marrëveshjes së arritur me Albert Kinollin, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me...

Publikohen pamjet, momenti i arrestimit të prokurorit Beqë Shala në vendin e punës

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Speciale...

Lajmet e Fundit