Balaj-Halimaj e Nismës: Vetëvendosje s’po di çfarë të bëjë me rezultatin zgjedhor

Anëtarja e Nismës për Kosovën, Albulena Balaj-Halimaj, që pret të bëhet deputete në rast se kjo parti e kalon pragun, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për përfshirjen e 392 pakove nga diaspora në procesin e numërimit.

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme përmes së cilës kërkon përfshirjen e këtyre votave, gjë të cilën e kishte kundërshtuar PAZP-i një ditë më parë.

Kjo ka bërë që edhe KQZ-ja të mos i shpallë sot rezultatet pas përfundimit të rinumërimit të 1407 vendvotimeve të zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.

Balaj-Halimaj thotë se nxjerrja nga depoja e materialit jo sensitiv që është për shkatërrim dhe tentimi që pas shpalljes se rezultatit përfundimtar t’i fusë ato në rezultat, tregon më së miri se dikush jo vetëm që nuk është i interesuar të përmbyllë certifikimin e zgjedhjeve, por sipas saj, ‘ata nuk dinë çka të bëjnë me rezultatin zgjedhor’.

“Në ditën kur KQZ-ja ka shpall rezultatin përfundimtar dhe kanë kaluar afatet e ankesave për atë rezultat përfundimtar, janë mbyllur dyert për çfarëdo ankese për futje të ashtuquajtura vota të reja dhe këtë gjë e dinë çdo jurist. Prandaj, kjo loja e ankesave është hajgare dhe ka qëllim zvarritjen dhe komprometimin e këtij procesi zgjedhor për të mbuluar atë që thamë më lart që nuk janë duke ditur çfarë të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor”, shkruan Balaj-Halimaj në Facebook.

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Lajmet e Fundit