Aktakuzë ndaj zyrtarëve komunal të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave B.H., E.B., F.I., B.B. dhe A.O. pasi që dyshohen se kanë  kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “uzurpimi i pa ligjshëm i pronës së paluajtshëm” .

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë B.H., si drejtor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, i akuzuari i dytë E.B., dhe i tretë F.I., në cilësinë e inspektorëve komunal, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin me dashje detyrat e tyre zyrtare të përcaktuara me ligj me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për A.O., dhe B.B.

“Në atë mënyrë që i akuzuari parë B.H., nuk ekzekuton konkluzionin e datës 12.12.2016 kundër B.B., dhe A.O., të cilët kishin vendosur objekte të përkohshme në pronën shoqërore me të drejtë shfrytëzimi të Agjencionit pyjor të Kosovës, ndërsa i akuzuari i dytë E.B., dhe i tretë F.I., përveç procesverbaleve dhe vendimeve të inspektimit që kanë lëshuar prej vitit 2013, kanë zvarritur nxjerrjen e konkluzionit për ekzekutim të detyrueshëm.

Ndërkaq, i akuzuari i katërt B.B., është akuzuar për veprën penale “uzurpimi i pa ligjshëm i pronës së paluajtshëm” , kurse i pesti A.O., akuzohet për veprën penale  “vetëgjyqësia”, transmeton Klan Kosova

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Lajmet e Fundit