8.6 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Aktakuzë ndaj zyrtarit policor në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.A., në cilësinë e zyrtarit policor, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nënparagrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.A., me datë 05.06.2019 rreth orës 12:53 në Pikën Kufitare të Vërmicës, në cilësinë e zyrtarit policor duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk e përmbush me dashje detyrën e tij zyrtare duke rënë ndesh me ligjin e aplikueshëm dhe udhëzimin administrativ, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për persona tjerë, të cilët kanë kaluar kufirin për në Kosovë nga Republika e Shqipërisë, në atë mënyrë që gjersa ishte në detyrë në PKK të Vërmicës ka lejuar veturën e markës “Opel Zafira”, i cili drejtohej nga E.C., së bashku me personat e huaj punëtorë teknik të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri që të hyjë nga Republika e Shqipërisë për në Kosovë në kundërshtim me procedurat kufitare pa dokumentacion adekuat të udhëtimit, pa pasaportë dhe pa vizë, duke mos kryer kontrollin kufitar, evidentimin dhe verifikimin e tyre sipas ligjeve të Kosovës.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri A.A., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Më Shumë

“Shko në prokurori”, debati Totaj-Abrashi

Dy kandidatët për Prizrenin, Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi janë përballë në Pressing. Në një moment, Totaj i tha Abrashit që “nuk ke kulturë për...

I dënuari me 50 ditë burgim kapet në Vërmicë

Një person i dënuar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën Kufitare të Vërmicës. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371 Sipas burimeve të besueshme nga...

Lajmet e Fundit