6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Aktgjykim lirues për të akuzuarin për grabitje në Prizren

Kryetari i trupit gjykues Artan Sejrani, gjatë leximit të shpalljes tha se trupit gjykues pas këshillimit dhe votimit morri vendim që i akuzuari Remzi Kuqi lirohet nga akuzat sepse pas shqyrtimeve gjyqësore nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Prezent në shpalljen e aktgjykimit ishin i akuzuari Remzi Kuqi dhe mbrojtësi i tij avokat Betim Kadolli, ndërsa mungoi prokurori i çështjes Mehdi Sefa, që ishte i angazhuar në një çështje tjetër, por prezenca në shpallje nuk është e detyrueshme për çka nuk kishte pengesa ligjore që shpallja të vazhdonte pa pengesa.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Remzi Kuqi akuzohej se në vitin 2010, me datë 09 dhjetor, në Prizren, së bashku me Besnik Veliajn kanë hyrë në ”Western Union”, të njëjtit duke përdorur dhunën – armën, paraprakisht kishin vendosur maskat në kokë, të armatosur kanë hyrë brenda dhe derisa i akuzuarit i dytë Besnik Veliaj, qëndronte tek dera duke i ndihmuar të akuzuarit të parë Remzi Kuqi. Sipas aktakuzës të njëjti kishin grabitur paratë në vlerë prej 2.480 Euro, më pastaj për t`u larguar nga vendi i ngjarjes, në këtë formë Remzi Kuqi, akuzohej se në bashkëkryerje kishte kryer veprën penale të grabitjes.

Trupi gjykues i përbërë nga kryetar Artan Sejrani, Xheladin Osmani dhe Nazim Vllaço anëtarë, morën vendim dhe shpallën aktgjykim lirues, meqenëse nuk u provua se i akuzuari kishte kryer veprën penale./kallxo.com/

Më Shumë

Vazhdojnë punimet për hapjen e kanalit të vaditjes në Caparc

Po vazhdojnë punimet për hapjen e kanalit të vaditjes në fshatin Caparc të Prizrenit, projekt që synon rikthimin e funksionalitetit të tij dhe zgjidhjen...

Ministria pezullon aktivitetet në Kalanë e Prizrenit, disa zona shpallen të rrezikshme

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën të ditur se, disa zona të monumentit Kalaja e Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, për shkak...

Lajmet e Fundit