8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Akuzat për sulm seksual, Hakimi i bindur për pafajësinë

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi ishte duke buzëqeshur gjatë galasë “The Best” që u zhvillua në kryeqytetin francez, pavarësisht se një akuzë për përdhunim ndaj tij u raportua.

Është raportuar nga gazeta franceze “Le Parisien” se një grua ka bërë një ankesë kundër mbrojtësit maroken pas një ngjarjeje të ndodhur të shtunën.

Siç ka raportuar “Marca”, ish-lojtari i Real Madrid është shumë i qetë pavarësisht lajmeve për rastin që sipas mediave franceze të lartpërmendura tashmë është në duart e prokurorisë.

Pavarësisht kësaj, Hakimi pohon se akuzat për një përdhunim të supozuar, siç përshkruhet në “Le Parisien”, janë krejtësisht të rreme.

Kontaktet përmes rrjeteve sociale

Sipas detajeve nga denoncuesja, kontaktet fillestare mes saj dhe lojtarit janë bërë përmes Instagramit. Ndërsa të shtunën e kaluar ajo shkoi në shtëpinë e lojtarit ku dhe dyshohet se ka ndodhur sulmi seksual ndaj saj.

Të nesërmen, denoncuesja ka bërë denoncim në komisariat, pasi, sipas “Le Parisien”, një mik kishte shkuar në shtëpinë e Hakimi-t për ta ndihmuar të largohej.

Ka gjasa që do duhet pak kohë para se të ndodhë diçka konkrete me akuzën që mund të cenojë karrierën e Hakimi-t. Ai ka luajtur 21 herë në Ligue 1 për PSG këtë sezon, duke shënuar katër herë dhe duke dhuruar tre asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com
Të fundit nga rubrika

Më Shumë

Bashkimi e liron Armstedin

Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted. Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor,...

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Lajmet e Fundit