8.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Akuzohet për abuzim seksual, dorëhiqet kardinali amerikan

Një prej kardinalëve më të shquar të Kishës Katolike ka dhënë dorëheqje, pas publikimit të një skandali për abuzim seksual. Papa Françesku, përmes një deklarate njoftoi sot se ka pranuar dorëheqjen e kardinalit Theodore McCarrick, ish-kryepeshkop në Uashington.

Dorëheqja vjen pas raportimeve muajin e kaluar se zyrtarët e kishës amerikane kishin pranuar se McCarric kishte abuzuar seksualisht një adoleshent. Kjo ngjarje kishe ndodhur rreth 50 vjet më parë. Që prej asaj kohe janë paraqitur edhe akuza të tjera.

Dorëheqja e këtij kardinali po ashtu vjen në kohën kur Vatikani po përballet edhe me një skandal tjetër seksual në Kili.

Mediat kanë raportuar se McCarrick është kardinali i parë që ka humbur titullin e tij nga Kisha Katolike.

Peshkopët që kanë qenë të përfshirë në skandalet e abuzimeve seksuale kanë njollosur reputacionin e Kishës Katolike në mbarë botën për dekada me radhë.

Më Shumë

Vazhdon krasitja e drunjve në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i krasitjes së drunjve në qytet dhe në vendbanimet tjera të komunës. Sipas njoftimit,...

SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 eurosh për personat shoqërues

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka sqaruar se bashkëpagesa prej 3 euro për 24 orë qëndrimi të personave shoqërues mbi 15 vjeç...

Lajmet e Fundit