14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Alabbar: Durrësi do të jetë një Monako e dytë

Kur në Shqipëri debati publik e politik për projektin e Portit të ri Turistik të Durrësit vijon të jetë i ndezur, Mohamed Alabbar deklaron se me zbatimin e këtij projekti ta kthejë qytetin e Durrësit në një Monako të dytë.

Në një intervistë për portalin Arabian Business, sipërmarrësi nga Emiratet e Bashkuara Arabe që është një nga ndërtuesit e Burj Kalifës, kullës më të lartë në botë, jep detaje për plan e tij ambicioz që sipas tij do të bëjë diçka që nuk është bërë kurrë më parë.

“Unë jam duke bërë diçka që nuk është bërë kurrë më parë, kurrë. Bota ka nevojë për më shumë se një Monako, dhe këtu do të jetë. Unë e dua Monakon, por është kaq e vogël dhe interesi për të është kaq i lartë. Kështu që këtu është premtimi im: Unë do t’i jap botës një Monako tjetër”.

Projekti 2.5 miliardë Dollarësh i Durrës Yachts dhe Marina në Shqipëri sipas portalit arab po zhvillohet nga grupi i kompanive të Alabbarit, Eagle Hills siç pohon ai vetë. Vetë sipërmarrësi premton se kur të përfundojë, do të jetë marina më e madhe e superjahteve ndonjëherë në Mesdhe dhe që do të sjellë një transformim i plotë i një pjese të bregdetit shqiptar në qytetin e Durrësit.

“Shqipëria është sekreti i fundit në Europë. Njohuritë e mia të mëparshme më kanë shërbyer mjaft mirë që mund të bëj diçka që nuk është bërë kurrë më parë. Kur e krahason Shqipërinë me pjesën tjetër të rajonit, është vlera më tërheqëse në krahasim me të gjitha vendet përreth. Kam tridhjetë vjet që e bëj këtë, ndaj e di që kur bëhet fjalë për toka të virgjëra, ata që vijnë dhe blejnë të parët minimum do të dyfishojnë vlerën e pronës së tyre. Në Downtown Dubai ishte trefishi i vlerës fillestare, po ashtu edhe me projektet që bëmë në Serbi. Në Egjipt pamë katërfishin e vlerës së dorëzuar për blerësit”.

Alabbar jep dhe informacione në intervistën e tij për marinën që sipas tij do të mirëpresë jahte dhe superjahte deri në 120 metra, ku do të përfshihet gjithashtu terminali i parë i Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit, së bashku me hotele, rezidencat private, shëtitore, dyqane, restorante dhe ambiente per argëtim./tvklan

Më Shumë

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit