Alarmohet Moska nga fitorja e Ukrainës në Kharkiv

Moska zyrtare po dërgon kolona me përforcime ushtarake në rajonin e Kharkiv-it në Ukrainë.

Kjo sipas raportimeve të publikuara nga mediat ruse.

Trupat ukrainase i kanë shtyrë forcat ruse nga një numër vendbanimesh në rajon që Moska i pushtoi në ditët e para.

Të premten ushtria e Ukrainës dukej se po vazhdonte përparimin e saj të shpejtë.

Në një fjalim, presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se forcat ukrainase kishin çliruar më shumë se 30 vendbanime në rajonin e Kharkiv-it.

Një zyrtar i instaluar nga Rusia në pjesën e pushtuar të rajonit të Kharkiv e pranoi këtë fakt.

“Vetë fakti i një shkeljeje të mbrojtjes sonë është tashmë një fitore thelbësore për forcat e armatosura ukrainase”, tha Vitaly Gançev për televizionin shtetëror, duke shtuar se përparimi i Ukrainës ishte “shumë i mprehtë dhe i shpejtë”.

Rusia u përgjigj të premten duke gjuajtur raketa në qendër të qytetit, sipas zyrtarëve lokalë, të cilët thanë se të paktën 10 persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit