Alban Skënderaj shpallet “Artisti më i mirë shqiptar”

Mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “BAMA Awards”.

Të pranishëm në këtë event ishin emra të shquar nga bota e artit dhe muzikës nga e mbarë bota, shkruan lajmi.net.

Ashtu sikurse në “MTV EMA”, edhe në këtë ceremoni këngëtarët shqiptarë dolën fitues duke rrëmbyer disa çmime për të cilat padyshim se të gjithëve na bëjnë krenarë.

Ishte këngëtari Ardian Bujupi ai i cili përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se në “BAMA Awards” është shpallur “Artisti i ri më i mirë në Ballkan”.

Por, përveç tij është edhe një tjetër këngëtar që rrëmbeu çmim në këtë ceremoni dhe ai është Alban Skënderaj i cili u shpërblye me çmimin “Artisti më i mirë shqiptar”.

Përmes rrjeteve sociale, Albani ka njoftuar për çmimin dhe ka falënderuar organizatorët e eventit që i dhanë mundësinë të takohet me emra të njohur nga e mbarë bota.

“Faleminderit BAMA Awards dhe DAF Entertainment ne Hamburg per kete cmim dhe kete eksperience ndryshe e cila me mundesoi te takohem me njerez e artiste nga e gjithe bota”.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit