20.4 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Albatros Rexhaj, në Shkup për takim me lexuesit e tij

zonja zLibri “Zonja Z”, botuar nga PEGI, u radhit si një nga bestsellerët e panairit TIRANA 2014.

Me datë 28 janar, në Librarinë e Qarshisë në qytetin e Shkupit autori kosovar Albatros Rexhaj vjen në një takim e diskutim me të gjithë adhuruesit e vargjeve e librave të tij.
Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Jeton në Prishtinë dhe aktualisht bashkëpunon me shtëpitë botuese PEGI dhe DUDAJ në Tiranë.

Libri “Zonja Z”, botuar nga PEGI, u radhit si një nga bestsellerët e panairit TIRANA 2014. Librat “Edith” (nëntor 2013) dhe “Ditar dashurie i një shkrimtari” (nëntor 2012), që të dy të botuar nga DUDAJ, u radhitën si atraksione letrare gjatë panairit Tirana 2012 dhe Tirana 2014.

Romani “Bombë në Beograd” (Qershor 2012, DUDAJ), për tre muaj radhazi qëndroi në pesë librat më të kërkuar në Kosovë.

“Zonja Z” është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe të kapur dorë për dore përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Kjo është beteja e shumë të tjerëve dhe përfundimi i trishtë i kësaj historie tingëllon si një kambanë alarmi. / KultPlus.com

Më Shumë

Vendoset gurthemeli për objektin e ri të zjarrfikësve në Suharekë

Zjarrëfikësit e Suharekës sot janë pajisur me një objekt të ri dhe modern, i cili do të ndërtohet me bashkëfinancim të Komunës së Suharekës...

Së paku dy të lënduar e bllokim trafiku nga një aksident i rëndë në rrugën Dragash-Prizren

Të paktën dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të ndodhur sonte në rrugën Dragash-Prizren. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, dhe përveç të...

Lajmet e Fundit