Albin Kurti shpall fitoren: Për këtë popull ia vlen çdo sakrificë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Kemi punuar shumë, jemi angazhuar gjatë mirëpo për gjithçka ja ka vlejtë, sepse çdo sakrificë ia vlen për popullin tonë të dashur. E kemi konsideruar obligim e detyrë tonë, e kjo do të shtohet për ta kthyer vendin në binarët e duhur”, ka thënë Kurti.

“Sonte jemi në festë, e prej nesër do të angazhohemi për krijimin e Qeverisë. Qysh nesër do të vendosi kontaktin me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të kurorëzuar ndryshimin. Kur opozita bëhet qeveri, atëherë kurorëzohet ndryshimi. Ndërkohë ndryshimi ka ndodhur me fitoren tonë”, ka thënë Kurti.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit