10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Aleksandar Vulin hap në Gorë Zyrën serbe të Punësimit

Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i shoqëruar edhe nga ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, të mërkurën kanë qëndruar në trevën e Gorës, në komunën e Dragashit, ku në selinë e Komunës paralele në fshatin Vraniç, ka hapur Zyrën Kombëtare për Punësim dhe, siç e quajti ai, Stacionin për Punëkërkuesit.

“Hapja e këtyre institucioneve serbe thellon edhe më tepër funksionalizimin e shtetit serb në këtë trevë dhe ka për synim punësimin e banorëve të kësaj ane. Ne do të vazhdojmë të ju punësojmë një nga një sepse nuk mundemi të ju punësojmë të gjithëve njëherësh”, iu tha Vulini zyrtarëve të kësaj komunë serbe në Gorë, duke i falënderuar për përkrahjen që goranët po i japin Serbisë.

Vizita e Vulinit në Gorë u realizua nën përcjelljen e masave të rrepta të sigurisë nga Policia e Kosovës, si dhe nga pjesëtarët e sigurisë së shtetit serb, të cilët ishin të veshur me rroba të zeza, por pa ndonjë emblemë shtetërore. Njëjtë ishte i veshur edhe Aleksandar Vulin, për dallim nga herët tjera, kur ai vishej me rroba të zeza, të cilat ngjasonin me uniformë dhe dukeshin qartë simbolet e Serbisë./Radio Sharri/

Më Shumë

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Fitorja e shpresës mbi urrejtjen

Mytaher Haskuka Demokrati socialist, mysliman, imigrant, fitoi qytetin e Nju Jorkut. Zohran Mamdani fitoi me shumicë, si kandidati i parë që fiton më shumë se...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit