10.6 C
Prizren
E martë, 18 Nëntor, 2025

“Alternativës” në Prizren i bashkohen edhe anëtarë të komuniteteve jo shqiptare

Anëtari i Këshillit Iniciues të “Alternativës” për degën në Prizren, Fahri Musliu, ka folur për programin politik të këtij subjekti politik dhe kritikoi qeverinë lokale në Prizren.
Ilir Deda, nismëtar i themelimit të “Alternativës”, tha se duke e respektuar të kaluarën, respektojmë të ardhmen.
“Prizreni është qytet i bashkëjetesës dhe tolerancës. Ne kemi filluar nga baza dhe këto po e dëshmojmë në Prizren. Duke qenë dikur kryeqytet, sot Prizreni po udhëhiqet prej njerëzve që shkelin ligjin dhe po i merret e ardhmja”, tha Deda, raporton Telegrafi.

Ai më tutje ka thënë se “duhet të bëhemi bashkë që të bëjmë ndryshime. Ne nuk jemi armiq me partitë politike kosovare, por shtyhemi me ide dhe në fund, do të krijojmë aleanca. Shtetndërtimin e Kosovës do ta bëjmë ne të gjithë”.

Edhe Mimoza Kusari ka folur duke thënë se “Kosova është shteti më i mirë në botë, por nëse duam ne”.

“Sot para jush u thanë shumë fjalë rreth gjendjes në Kosovë. Por ajo që nuk tha se vlera e Alternativës është respekt për çdo komunitet që jeton në Kosovë. Alternativa është për një barazi dhe parti liberal demokrate. Ne nuk fshehim asgjë prej qytetarëve dhe kjo na ka sjell që të flasim hapur me të gjithë. Ne nuk jemi që ju tregojmë se kush është më i miri në Prizren, por ju do të na kallxoni kush do të ju përfaqësojë. Përfaqësuesit e komunitetit turk dhe boshnjak, që patën fjalën, tregon se të gjithë kanë vend në Alternativë. Ne nuk jemi më pak evropian se qytetarët e Serbisë, por politika na ka lënë anash. Të rinjtë duhet t’i mbajmë këtu. Ky vend është më i mirë në botë, por nëse duam ne e bëjmë”, ka thënë Mimoza Kusari Lila. /Telegrafi/

Më Shumë

Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

Sot varroset Mentor Zmajlaj, 30-vjeçari nga Suhareka i cili vdiq tragjikisht në një aksident në Bresje.   Sipas njoftimit të familjarëve të të ndjerit, varrimi do...

Robert De Niro do të luajë në njê film për Kosovën

Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe legjendën e kinemasë...

Lajmet e Fundit