4.4 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Alush Shala kritikon drejtorët e Ramadan Mujës

Organizimi pa ftesa për këshilltarët i ceremonisë së vënies së gurit themeltar për Qendrën Kulturore Boshnjake ka shkaktuar irritim si të përfaqësuesve boshnjakë, ashtu edhe të atyre nga partia më e votuar në zgjedhjet e fundit lokale, PDK.

Këshilltari i PDK-së, Alush Shala, i ka theksuar se Qendra Kulturore Boshnjake është përuruar në lagjen ku ai graviton dhe se nuk është njoftuar për organizimin e një ceremonie të tillë. Madje, ka akuzuar drejtuesit e dikastereve për personalizim të projekteve.

“Drejtorët e qeverisë sonë komunale po sillen si t’i kishin realizuar këto projekte me mjetet e familjeve të tyre dhe nganjëherë edhe e mbivlerësojnë veten”, ka thënë Shala.

Këshilltari i “Vakat”-it, Muso Salihi, ndërkaq ka bërë të ditur se këshilltarët e këtij subjekti politik boshnjak nuk ishin ftuar fare në ceremoninë e vënies së gurit themeltar për ndërtimin e Qendrës Kulturore Boshnjake.

“Ndonëse qe 12 vjet presim realizimin e këtij projekti, megjithëkëtë nuk kemi marrë asnjë ftesë për ceremoninë në fjalë, ani pse ky ka qenë një emocion i veçantë për ne, pjesëtarët e komunitetit boshnjak”,ka thënë ai.

“U bëj thirrje që të krijoni një rregull institucional në këtë rrafsh”, ka deklaruar Shala.

Ndërsa këshilltari nga radhët e LDK-së, Haziz Hodaj, është ankuar se në fshatin Gjonaj, nga vjen, Komuna ka iniciuar projekte, dhe se asnjëherë nuk janë ftuar këshilltarët e KK-së, por vetëm militantët partiak të afërt me pushtetin.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Veteranit të UÇK-së me nderime dhe mirënjohje

Në Prizren u shënua sot Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ngjarje e rëndësishme për të nderuar sakrificën dhe kontributin e...

Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në qendrat komunale të numërimit (QKN), ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për...

Lajmet e Fundit