14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Amerika do të jetë përkrahë Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim kongresistin amerikan Eliot Engel, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të saj, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Pasi i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeparlamentari Veseli i ka shprehur falënderime të veçanta kongresistit Engel për angazhimet dhe kontributin e tij të pandalshëm, si në sensibilizimin e çështjes së Kosovës, ashtu edhe në përpjekjet për çlirim dhe pavarësi, të cilat janë finalizuar më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli e ka njoftuar kongresistin amerikan edhe me proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, duke i shpalosur edhe sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet.

Ndërsa kongresisti Elliot Engel, duke i çmuar lartë të arriturat e deritashme të Kosovës, ka premtuar se do të vazhdojë të angazhohet për të mirën e Kosovës edhe në të ardhmen.

Engel ka thënë se Qeveria, Kongresi dhe populli amerikan, do të vazhdojnë të jenë përkrahë Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Më Shumë

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Aksidenti me fatalitet në Suharekë, shoferja dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi të dielën në Shirokë të Suharekës, ku për...

Lajmet e Fundit