18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Analfabetët me diploma!

Faik KrasniqiShkruan: Faik KRASNIQI

Intelektualët e mirëfilltë shqiptarë po largohen nga Kosova dhe Shqipëria për të gjetur treg për mallin e tyre – inteligjencën! Përderisa në botën perëndimore kapitaliste shkollimi është privilegj i të diturve, në monizëm kjo ka qenë falas dhe detyrë numër një e shtetit! Ish-shtetet komuniste kanë bërë gjysmën e popullsisë së tyre ”intelektualë” me nga një fakultet të kryer, që për ta nuk kishte dhe nuk ka vend pune (karrige). Fatkeqësisht tek ne kjo gjë po ndodhë edhe sot me këtë pseudodemokraci në të cilën po jetojmë!Kur secili është ”i mençur dhe i shkolluar”, askush nuk pranon të bëjë punën e keqe ose të paguar keq, por kërkon sikur tjetri, kolegu i tij edhe punën, edhe pagesën, edhe beneficionet!

Kjo gjë nuk është e mundur askund në botë, sepse dikush duhet të bëhet edhe bujk e jo të gjithë politikanë, profesorë, gazetarë, jurist etj. Në Kosovë, nga viti 1980 deri më 1990, çdo i treti student është jurist dhe gazetar, e ky trend negativ pas luftës po vazhdon akoma, meqë jemi bërë një fabrikë gjigante për prodhimin e analfabetëve me diploma. Në perëndim ka shumë pak mundësi shkollimi të lartë, nëse nuk ke aftësitë e mjaftueshme të diturisë dhe për këtë vendos këshilli i lartë i shkollës ku vijon mësimin dhe një departament i Ministrisë së Arsimit (që funksionon enkas për këtë gjë në kuadër të Ministrisë), se kush ka aftësitë e mjaftueshme të studiojë e kush të vazhdoj tjetër profesion nëpërmjet kurseve (ku aftësohet apo bëhet zanatli). Pra, detyrohet njeriu të bëhet edhe bujk, zdrukthëtar, mjeshtër ndërtimtarie, oxhakfshirës, kulmaxhi, berber, rrobaqepës, saldues, mekanik, asfaltues, bojaxhi, pastrues kanali, pylltar, këpucëtar, punëtor krahu…

Nevoja të vendit (shtetit) janë edhe këto!Por, edhe me këto profesione jetohet, sepse janë të kërkueshme në treg! Njerëzit nuk janë të gjithë të prirë nga dëshira të bëhen kryetarë, siç duan shqiptarët. Thjeshtë, pranojnë të vërtetën se edhe punët tjera duhet të kryhen nga dikush. Shikoni një shembull që tregon diçka në këtë drejtim: në Perëndim (p.sh. Zvicër, Gjermani, Austri etj) për të hapur një restorant duhet të ketë rritje të popullsisë për 500 banorë më tepër në vendin ku lejohet hapja e tij. Quhet tregu i lirë këtu, por prapëseprapë nuk lejohet malli i panevojshëm që dëmton shtetin! Nuk lejohet mos punimi i tokës dhe është i dënueshëm!

Pronarët e tokave janë pronarë të plotë vetëm nëse e punojnë tokën dhe nxjerrin prodhime nga ajo, se përndryshe ajo u merret nga shteti dhe i jepet tjetrit që e punon (ndërsa, pronari merr një pjesë – qira të vogël për pronësinë)!Pra, tregu për ta shitur mallin me çmim botëror e jo falas është shkaku i mërgimit të intelektualëve. Intelektualët e mirëfilltë që janë të detyruar të emigrojnë jashtë vendit të tyre janë ata që në tregun vendas nuk gjejnë mundësi për të jetuar: ta kenë atë punë dhe ashtu si e meritojnë! Ekonomia e tregut nënkupton prodhimin e çdo gjëje që e kërkon tregu! Këtu hyjnë edhe tregtia, po edhe tradhtia, droga, klandestinët, vrasjet, piramidat…

Më Shumë

Shok me Strakoshën, Erik Lamela prezantohet në Greqi

Erik Lamela transferohet në Greqi. 32-vjeçari, i cili në fillimet e karrierës cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas, është...

Karakaçi përforcon Lirinë

Skuadra e Lirisë ka njoftuar për transferimin më të ri në skuadër, i cili e përforcon repartin mesfushës. Liria e ka bërë zyrtare transferimin...

Lajmet e Fundit