2.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Analistët parashikojnë rritje të numrit të të pakënaqurve në LDK

HalilMatoshi-analistBashkimin e dy fuqive partiake më të mëdha në vend, nuk e kanë mirëpritur analistët politikë në Kosovë.

Tradhtia që u është bërë partive të Bllokut nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, nuk arsyetohet, sipas analistëve, raporton KTV.

Halil Matoshi e Petrit Zogaj, pohojnë se ky koalicion pos që është i çuditshëm, ai është edhe i dëmshëm.

Sipas Petrit Zogajt, ekziston një tendencë për zbehje të koalicionit nga zërat e pakënaqur në partinë e Isa Mustafës. E analisti Halil Matoshi, beson se zërat e pakënaqur në LDK do të vazhdojnë të rriten.

Pas pesë muajsh të ngërçit politik, liderët e PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, vendosën që të lidhin një koalicion për bashkëqeverisje, ku në të ardhmen pritet të përfshihen edhe pakicat.

Tashti pritet që të dyja partitë partnere të hartojnë edhe programin qeverisës dhe të kërkojnë nga Kuvendi votat për formimin e Qeverisë.

Deri tashti ende zyrtarisht nuk është njoftuar se kush do të jetë udhëheqës i Qeverisë. Derisa LDK-ja insiston që kryeministër të jetë Isa Mustafa, në PDK thonë se grupet punuese do të vendosin gjatë ditëve në vazhdim.

Më Shumë

27 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve...

Ramush Haradinaj: Aleanca krah Prizrenit!

Kandidati i AAK?së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prizrenin, ku është pritur nga qytetarët në një atmosferë që, siç u...

Lajmet e Fundit