13.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Analistët: Vendimi i Gjykatës duhet pranuar nga të gjithë

GjykataKushtetuese-e-KosovesVendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, në një formë i ka hapur rrugë formimit të institucioneve të reja në Kosovë.

Njohësit e rrethanave politike thonë se pavarësisht nervozizmit eventual të individëve të ndryshëm rreth këtij vendimi, ai duhet të pranohet nga të gjitha partitë politike ne vend, raporton RTK.

“Unë besoj se përkundër nervozizmave vendimi i Gjykatës kushtetuese duhet të pranohet dhe nuk e besoj se mundet dikush ta kontestojë atë”, thotë Naim Rashiti analist nga Grupi Ballkanik për Politika.

Por, cili do të jetë veprimi që duhet të ndërmerret tash pas këtij vendimi të Gjykatës?

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se verdikti i Kushtetueses në një mënyrë i detyron partitë të ulen dhe të merren vesh rreth krijimit të institucioneve të reja.

“Nuk ka asnjë alternative tjetër për mos pranimin e vendimit të gjykatës Kushtetuese. Vendimi Gjykatës kushtetuese ne aspektin juridik e qartëson situatën por në atë politik duhet te ndryshohen koordinatat edhe brenda bllokut por edhe karshi Bllokut- PDK- dhe Vetëvendosje”, shprehet Muhaxhiri.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese pritët të publikohet së shpejti. Zgjedhjet janë certifikuar më 4 korrik dhe seanca e parë e Kuvendit është mbajtur më 17 korrik.

Sipas Kushtetutës, partitë kanë kohë edhe së paku dy muaj për të formuar Qeverinë, nga momenti kur presidentja nominon mandatarin për formimin e ekzekutivit.

E, nominimi i mandatarit të Qeverisë pritet të ndodhë vetëm pasi të votohet kryetari i ri i Kuvendit.

Më Shumë

Shkurte Fejza emocionon me këngën ‘Zemra e djegun’, ua kushton shqiptarëve në Turqi

Një ndër këngëtaret me zë të paharrueshëm e këngë të pavdekshme, Shkurte Fejza, ka publikuar këngën e saj më të re. "Zemra e djegun", mban titullin...

Kurti për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, mbrëmjen e sotme qëndroi për vizitë në Komunën e Suharekës, me rastin...

Lajmet e Fundit