27.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Korrik, 2024

Andrea Bocelli u lut në gjuhën e tij: këngë shprese…

“Falë muzikës, duke bashkuar miliona duar të kapura kudo në botë, ne do të përqafojmë këtë zemër të plagosur të tokës”.

Tenori i madh, Andrea Bocelli, dha mbrëmjen e Pashkëve, një koncert mahnitës, që u transmetua live në të gjithë botën, si një përpjekje për të përcjellë ‘dashuri, shërim dhe shpresë’ në Itali, në mes të krizës COVID-19. Këngëtari 61-vjeçar, ka përlotur shikuesit në mbarë botën, ndërsa 3,4 milionë kanë ndjekur koncertin e tij “Music For Hope”, drejtpërdrejt në “YouTUbe” nga sheshi i boshatisur “Duomo” i Milanos.

Ndjekësit me ngarkesë emocionale e vlerësuan performancën e fuqishme të Bocellit si: “Prekëse, mahnitëse dhe madhështore!” Bocellit, iu dha akses ekskluziv në katedralen e mbyllur aktualisht në Milano nga Kryeprifti, Imzot Gianantonio Borgonovo dhe kryetari, Giuseppe Sala, për koncertin e tij të bujshëm “Music For Hope”- “Muzikë për shpresë”.

Katedralja e Milanos, aktualisht është e mbyllur në mes të pandemisë, por u hap ekskluzivisht vetëm për Bocellin, për ngjarjen e organizuar nga “Veneranda Fabbrica del Duomo” – një organizatë 600-vjeçare e cila mbikëqyr ndërtesën.

Për performancën e tij, Bocelli ishte i shoqëruar nga muzokanti i organos në katedralen Duomo, Emanuele Vianelli, ndërsa performonte “Ave Maria” dhe “Sancta Maria”.

Shikuesit nga e gjithë bota shkruan në mediat sociale me mirënjohje që Bocelli siguroi një nga shfaqjet e tij më ikonike, deri më sot.

Nuk mund t’i ndal lotët, nga pamja e bukur dhe prekëse e Andrea Bocellit, vetëmm në Duomon e madh, me vendet bosh para tij. Është historike, e mrekullueshme dhe trishtuese. Jemi me ty, Itali”, – shkruan dikush tjetër.

“Andrea Bocelli këndoi ‘Amazing Grace’ jashtë Duomos, në Milano, pak minuta më parë. Ishte magjepsëse”, – shkroi një tjetër.

Dikush tjetër shkroi “’Amazing Grace’ e mahnitshme e Andrea Bocellit, tani ishte një nga gjërat më të bukura që kam parë. E pabesueshme, sa emocionuese”.

Përpara shfaqjes së tij, Bocelli u paraqit solemn kur u fotografua në katedralen bosh. Tenori ishte pa audiencë për shkak të bllokimeve të Italisë dhe rregulloreve qeveritare përreth COVID-19, por pamjet u transmetuan drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube.

Duke folur përpara performancës së tij, Bocelli tha: “Në ditën në të cilën ne festojmë besimin në një jetë që triumfon, unë jam i nderuar dhe i lumtur t’i përgjigjem me ‘Po’ ftesës së qytetit dhe katedrales Duomo të Milanos”. Ai shtoi: “Unë besoj në forcën e lutjes së bashku; Unë besoj në Pashkën e krishterë, një simbol universal i rilindjes për të cilën të gjithë – pavarësisht nëse janë besimtarë apo jo – me të vërtetë kemi nevojë tani. Falë muzikës, transmetuar live, duke bashkuar miliona duar të kapura kudo në botë, ne do të përqafojmë këtë zemër të plagosur të Tokës së plagosur.

Milano bujare, kurajoze, proaktive dhe e gjithë Italia, do të jetë përsëri dhe shumë shpejt, një model fitues, motori i një rilindjeje për të cilën shpresojmë të gjithë.

Do të jetë një gëzim për ta dëshmuar atë, në Duomo, gjatë festimit të Pashkëve, duke ngjallur misterin e lindjes dhe rilindjes”.

Më Shumë

Zyrapi pyetet për organizimin e logjistikës së UÇK-së dhe për pavarësinë e zonave

Në vazhdim të pyetjeve, avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagnedra, u përqendrua të organizimi i logjistikës së UÇK-së e cila sipas saj, bazën kryesore...

Berisha: Po të mos ishte UÇK-ja në sheshet dhe kafet e Kosovës do të jehonte kënga e Dragana Mirkoviqit

18 vjet burgim. Ky është verdikti që ka dhënë Gjykata Speciale për “Ujkun” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dënimi kundër Pjetër Shalës shkaktoi reagime të forta...

Lajmet e Fundit