8.4 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Angelina Jolie tregon jetën e saj si nënë me një foto të rrallë familjare

Aktorja ka ndarë momente nga jeta e saj e përditshme në një intervistë për revistën Vogue.

Në numrin e ri të revistës britanike, 45-vjeçarja, tregon rutinën e saj si mami i gjashtë fëmijëve, Maddox 19 vjeç, Pax 17, Zahara 16 vjeçe, Shiloh 14, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12-vjeçarë. Në një fotografi intime, bardh e zi, Jolie i pret flokët Maddox në shtëpinë në Los Angeles, dhe në një foto tjetër, ajo ulet rreth tryezës me Zahara, Vivienne dhe Knox.

Në intervistë, Jolie reflekton mbi amësinë dhe “një ditë të zakontë” të tyre në shtëpi.

“Asnjëherë nuk isha shumë e mirë të qëndroja në një vend. Edhe pse doja të kisha shumë fëmijë dhe të isha nënë, gjithmonë e imagjinoja si Jane Goodall, udhëtonin diku në mes të xhunglës “, thotë Jolie.

Ajo shton, “Unë nuk e imagjinova atë në atë kuptim të vërtetë, tradicional. Ndihem sikur më mungojnë të gjitha aftësitë për të qenë një nënë tradicionale e qëndrimit në shtëpi”.

 

Më Shumë

Bashkimi në ‘match point’ për titull, pret Pejën 03 në finalen e gjashtë

Bashkimi ndodhet vetëm një fitore larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa pret Pejën 03 në ndeshjen e gjashtë të serisë...

Nafta 1.74 € e benzina 1.42 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

1.74 euro do të shitet sot nafta në Kosovë, ndërsa benzina 1.42 euro për litër dhe gazi 0.88 euro, sipas çmimeve maksimale të lejuara...

Lajmet e Fundit