Ankohen studentët: Profesorët kanë lënë ligjëratat për fushatë

Studentet ne PrishtineNjë grup i pavarur i studentëve, përmes një njoftimi për media, shprehin shqetësimin në lidhje me mos përgjegjshmërinë e disa prej profesorëve në Universitetin e Prishtinës, të cilët – sipas tyre -në javën e fundit të semestrit nuk po mbajnë ligjërata për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore.

“Ky fenomen i mungesës së profesorëve nuk është i panjohur për studentët, sidomos në kohë fushate, ndaj kërkojmë nga ana e organeve kompetente të Universitetit të Prishtinës të marrë masa në lidhje me këtë fenomen, sidomos tani kur është koha e konsultimeve në lidhje me parapërgatitjet për provimet e semestrit veror”, thuhet në njoftimin e tyre.

Një numër i madh i stafit akademik përbrenda Universitetit të Prishtinës, janë kandidatë për deputetë nga subjekte të ndryshme politike, të cilët kanë vënë si prioritet fushatën dhe angazhimet e tyre politike, dhe kanë lënë anash punën në Universitet, me çka po shkaktohen probleme në lidhje me mbarëvajtjen e procedurave në fund të semestrit.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit