Ankohet Conte: Interi po dëmtohet, si në të kaluarën

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është ankuar se skuadra e tij u dëmtuar nga gjyqtarët në barazimin 2:2 kundër Romës të dielën, edhe pse kritikat e ashpra i ruajti për orarin e ndeshjeve.

Një pikë në Stadiumin Olimpik nuk ishte i mjaftueshëm për synimet e zikaltërve për titull, por i kualifikoi edhe matematikisht ata në Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian këmbëngul se Alexandre Kolarov shkaktoi faull në Lautaro Martinezin në aksionin që çoi te goli i barazimit 1:1 për Romën.

Ky rast u rishikua në VAR nga vetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, i cili vendosi se nuk kishte faull dhe se goli ishte i rregullt.

“Nuk kishte aspak dyshime. Ishte faull i qartë. Lojtari i Romës nuk e preku topin, por e goditi Lautaron në nyje. Kam respekt për gjyqtarët. Edhe ata po kalojnë nëpër një situatë të çuditshme. Nuk mendoj se meritojnë kritika, por sonte gjyqtari gaboi. Ndodh”, tha Conte.

Ai u ankua edhe për orarin e ngjeshur të Interit, duke thënë se kundërshtarët e tij po pushojnë më shumë mes ndeshjeve.

“Dua që njerëzit t’ia hedhin një sy listës së ndeshjeve të Interit, sepse ky kalendar është i çmendur dhe është bërë me qëllim për të na shkaktuar probleme. Ne luajmë gjithmonë natën, ndërsa ekipet me të cilat përballemi gjithmonë e kanë nga një ditë më shumë pushim krahasuar me ne. Këto janë fakte”, shtoi ai.

“Të gjithë bëjnë kompromise por në fund Interi gjithmonë e pëson më së keqi.”

Më Shumë

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Lajmet e Fundit