2.8 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Ankthi serb për “Shqipërinë e madhe”

Mediet serbe, edhe pas po thuaj tri javësh, vazhdojnë të shkruajnë me alarmim për takimin e Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë në Tiranë me ç’rast u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.
Këtë takim, gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, e sheh si një parahyrje në krijimin që ajo e quan Shqipëria e madhe.

Në një tekst të vetin në online, gazeta shkruan se Shqipëria , ose siç e quan ajo, ëndrra për bashkimin e gjithë shqiptarëve, është bërë ankth i Serbisë, Maqedonisë, malit të Zi dhe Greqisë, territoret e të cilave do të duhej t’i përfshinte.

“Ka ëndërr që bëhet zhgjëndërr. E tillë është ajo për Shqipërinë e madhe, të cilës po i vjen realizimi”, ka thënë për këtë gazetë historiani serb Lubodrag Dimiq.

“Që nga Lidhja e Prizrenit ku projekti po realizohet edhe ushtarakisht e politikisht, edhe me ekonomi e me kulturë … E ëndrra do të realizohet në kuadër të hapësirës së përbashkët evropiane”.

Projekti i Shqipërisë së madhe, sipas Dimiqit transmeton koha.net, përfshin katër vilajete: të Kosovës, të Manastirit, të Janinës dhe të Shkodrës dhe ky, thotë ai, rrezikon kufijtë e katër shteteve ballkanike.

Sipas historianit nga Mali i Zi, Budimir Aleksiq, hap i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë kur u bombardua Serbia në vitin 1999 dhe kur, sipas tij, u rrëmbye Kosova.

“Në radhë tani është Maqedonia. Kërkesat për federalizim të Maqedonisë janë vazhdimi më serioz i procesit që përcaktohet si projekt shqiptaro-madh në jug të Ballkanit. Pastaj në radhë është Mali i Zi ku shqiptarët të vetat i konsiderojnë katër komuna: Ulqinin, Plavën, Rozhajën dhe Podgoricën, thekson Aleksiq, transmeton koha.net.

Bashkëbiseduesit e kësaj gazete theksojnë se projekti Shqipëri e madhe “gjithmonë ka pasur sponsorët e vet në botë – gjatë Lidhjes së Prizrenit ishin anglezët, në Luftën e Dytë Botërore gjermanët e tani janë ShBA dhe BE”.

NATO, në krye me Amerikën, shkallë-shkallë po e krijon Shqipërinë e madhe, pohon Aleksiq.

Ndryshe mendon Dushan Prorokoviq, drejtor i Qendrës për alternativave strategjik në Beograd. Ai konsideron se krijimi Shqipërisë së madhe është pak i mundshëm.

“Problemi se edhe vetë përpjekja e krijimit destabilizon gjithë Ballkanin, edhe pse disa fuqi perëndimore do të kenë interes që deri diku ta destabilizojnë këtë hapësirë në të ardhme”, ka thënë Prorokoviq.

Krijimi i Shqipërisë së madhe i përgjigjet vetëm shqiptarëve thotë Prorokoviq,dhe shton se fuqitë e mëdha nuk i kanë shikuar mirë projektet shtetmëdha të popujve të vegjël ballkanikë.

Më Shumë

Pjesëmarrje e ulët në votime në orët e para në Prizren

Në Prizren, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, qytetarët nuk kanë treguar shumë disponim për të dalë në votime. Atmosfera në vendvotime është e qetë,...

Nga lufta në politikë – Sozia e Adem Jasharit në garë për deputet

Njihet si personi që në aspektin fizik, më së shumti ngjason me komandantin legjendar, Adem Jashari. Është fjala për luftëtarin e tri luftrave, Bekim...

Lajmet e Fundit