Kosova aplikon për anëtarësim në KiE

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit që pritet të ndodhë gjatë verës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi tha se prioritet aktual është MSA-ja e pastaj Këshilli i Europës, meqenëse sipas tij, organizatat europiane në një mënyrë ose tjetër janë të ndërlidhura me procesin e integrimeve euro-atlantike.

Anëtarja e Komisionit për Integrime Europiane, deputetja Vjosa Osmani, konsideron se aplikimi për anëtarësimin në Këshillin e Europës duhej të ishte bërë shumë më herët, meqenëse kjo shkakton vonesa në procedura të pranimit.

Ajo thotë se votat prej dy të tretave për anëtarësim tashmë ekzistojnë dhe e vetmja gjë që është dashur të bëhet është lobimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. /Top Channel/

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit