19.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Anton Berisha: Nuk e di çka po ndodh në AAK

anton berishaAnëtari në largim i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, thotë se ka vendosur të reduktojë aktivitetet politike e partiake. “Nuk jam pjesë e procesit zgjedhor brenda AAK-së. Mirëpo, besoj se pas këtij procesi Haradinaj të ketë në dispozicion analizën reale e jo imagjinare të partisë… Sikurse që ka dështuar LDK edhe Haradinaj s’po mund të shtyjë përpara idenë për Kosovën shtet me koncept perëndimor.

I pyetur nga Express, se si i sheh lëvizjet e fundit të AAK-së dhe të Ramush Haradinajt në reformimin e partisë, Anton Berisha thotë se “nuk e di. Synimi im për këtë vit është që më shumë kohë t’i kushtohem librit, leximit dhe më shumë privatësisë dhe të reduktoj aktivitetet politike partiake”.

Ndërsa lidhur me atë se nëse lideri i aaK-së, Ramush Haradinaj është duke bërë reformë apo ka vendosur të merr sa më shumë koka, Berisha tha se nuk është pjesë e këtij procesi dhe nuk mund të nxjerrë përfundime.

“Sa di unë, janë formuar disa komisione të cilat kanë mundësinë për të analizuar gjendjen në AAK. Do të doja që z. Haradinaj, si një ndër figurat e rëndësishme dhe kontribuese në Kosovë, të ketë në dispozicion nga këto komisione analizën reale të gjendjes dhe jo atë imagjinare, në mënyrë që të veproj në të mirë të subjektit që drejton dhe, besoj në bazë të vullnetit të mirë të tij, në të mirë të Kosovës”, ka thënë Berisha në një intervistë për Express.

I pyetur se cila është e vërteta rreth munndësisë së themelimit të një partie politike nga ai, Pal Lekaj e Ali Berisha, thotë se raportet e tij me figurat e AAK-së kanë qenë korrekte. “Megjithatë, z.Haradinaj dhe z. Lekaj kanë qenë arsyet kryesore te angazhimit tim në kontekstin e përmbylljes së procesit të shtetformimit dhe marrjen parasysh të faktit, se ky shtet nuk ka pse të kompleksohet nga fakti që shumicën e popullatës e përbëjnë shqiptarët”.

“Unë nuk jam i lidhur me parti, por me ide. Winston Churchill thoshte se nuk janë partitë ato që ndërrojnë idenë time, por unë që duhet të insistoj në idenë time. Në qoftë se kemi një gjendje, që LDK –ja i është shmangur idesë së themeluesit të saj Dr. Rugova, si lëvizje shqiptare për liri, shtet me koncept perëndimor, dhe nëse z.Haradinaj , si një bashkëpunues i z. Rugova, në një periudhë shumë delikate për Kosovën, nuk po arrin ta shtyjë këtë agjendë, atëherë ne ndodhemi në një nevojë të analizimit të kujdesshëm të gjendjes”, tha ai për Express.

Më Shumë

Festa e ‘Karabashit’ shënohet me aktivitete të ndryshme në Prizren

Në Prizren ka filluar festa e Karabashit në Prizren e cila paralajmëron ardhjen e verës. Festa tradicionale ka mbledhur qytetarë të shumtë në Prizren. Festa tradicionale...

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit. Ai i ka përgëzuar ata për marrjen...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit