17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Anton Çuni për deportimin e turqve: AKI-ja u keqpërdor për veprime antiligjore

Deputeti i LDK-së Anton Çuni, ka deklaruar se ka pasur shkelje në rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, që ndodhi pothuajse një vit më parë.

Sipas tij këto janë gjetjet e komisionit hetimor, i cili u formuar për të hetuar këtë rast, mirëpo ai ka theksuar se puna e këtij komisioni ende nuk ka përfunduar.

“Pas disamuajsh kemi ardhur deri tek disa përfundimet se ka pasur shkelje ligjore. Nuk kemi arritur si komision të përfundojmë punën e kemi kërkuar afat shtesë që nuk është marre parasysh nuk ju është paraqite deputetëve”.

“Ka pasur tejkalim të kompetencave, të autorizimeve dhe ka pasur ndërhyrje të autoriteteve. Posaçërisht AKI-ja është keqpërdorë për të kryer një veprim antiligjor dhe antikushtetues”.

Çuni në Sytë 7 në Klan Kosova diskutoi edhe për Gjykatën Speciale, me ç’rast tha se nuk ka pranuar kurfar ftesë nga kjo gjykatë.

Ai gjithashtu foli edhe për situatën politike të krijuar së fundmi dhe rolin LDK-së.

“Është çështje numrave. Dihet forca e LDK-së me numrin e deputetëve që i ka në parlament. Ne momentin që i kemi numrat nuk do të hezitojmë ta ndërmarrim hapin për rrëzimin e qeverisë”, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Lajmet e Fundit