10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Anton Quni do jetë kandidat i LDK’së për kryetar të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, e ka konfirmuar kandidaturën e Anton Qunit, deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.

Kjo degë, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kryesia e LDK’së së Prizrenit ka vendosur unanimisht ta propozojë Qunin për kryetar të Prizrenit.p

“Në takimin që ka mbajtur sot kryesia e LDK-së së Prizrenit, unanimisht ka dalur me propozimin që; kryetari Anton Quni, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, të jetë kandidati që do të garoi për kryetar të komunës së Prizrenit”, thuhet në postim.

“Në takim u diskutua edhe rreth përgaditjeve për mbajtjen e Konventës së Punës të LDK-së së Prizrenit, ku do të finalizohen të gjitha modalitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë”, thuhet tutje.

Kandidati tjetër për kryetar që është zyrtarizuar për këtë komunë është nga radhët e PDK’së, Shaqir Totaj

Më Shumë

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Lajmet e Fundit