21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Hoxhaj në Suharekë: UÇK-ja nuk i mobilizoi vetëm shqiptarët

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot qytetin e Suharekës, për të shënuar Ditën e Çlirimit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke i bashkëngjitur edhe disa fotografi.

Hoxhaj shtoi se UÇK-ja mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë.

“Për lirinë, tashmë mbarë bota e di, se shqiptari flijon shtëpinë, tokën por e jep edhe jetën – nga Hasan Prishtina e te Adem Jashari. Besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve.”

“Deri në ditën e bekuar kur u themelua UÇK-ja, e cila me luftën e saj të pastër e të drejtë mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë. E gëzofshim për jetë e mot Kosovën”, shkroi ai

Më Shumë

Aksion i FPSRK-së në rajonin e Prizrenit, hapen tri kallëzime penale për peshkim ilegal

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksione në terren në disa zona të rajonit të Prizrenit, me qëllim luftimin...

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

Lajmet e Fundit