35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Anton Quni: Do ta fitoj Prizrenin

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, është i bindur se, në zgjedhjet e tetorit, ky subjekt politik do të rikthehet në këtë qytet.

“Ne kemi filluar punë në teren. Po i takoj qytetarët e Prizrenit çdo ditë, dhe bazuar në takimet që po i zhvilloj jam i bindur që do ta bëjmë rikthimin e fuqishëm të LDK-së”, tha Quni për “PrizrenPress”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar kandidaturën e deputetit të këtij subjekti politik, Anton Qunit, për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Jam i bindur që, siç i është qasur secilit ballafaqim për një jetë të tërë, do t’i jep dhe Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton”, tha Abdixhiku, në konfirmimin e kandidaturës së Qunit.

Anton Quni thotë se kandidatura për kryetar të Prizrenit është një përgjegjësi e madhe.

“Natyrisht që është nder, por dhe përgjegjësi e madhe, të cilën unë e pranova pa hezitim, sepse është një mundësi tjetër, pas asaj të deputetit të Parlamentit, me iu shërbyer qytetarëve të Prizrenit”.

Ai premton se në garën zgjedhore do të shpalosë platformën për Prizrenin.

“Platforma jonë që po shkon drejtë finalizimit. Do të shpaloset në ndërkohë për opinionin e gjerë. Tani mund t’ju them vetëm se do të jetë oferta më e mira për qytetarët e komunës së Prizrenit”.

Quni ka vlerësim negativ për qeverisjen e Haskukës.

“Qeverisja lokale në Prizren ka dështuar të përmbushi detyrimet dhe përgjegjësitë e veta karshi nevojave dhe kërkesave të prizrenasve. Kjo qeverisje, sipas të gjitha matjeve vendore dhe ndërkombëtare del të jetë ndër qeverisjet lokale më të dobëta në nivel vendi. Largimi i saj nga pushteti është i domosdoshëm, sepse i ka shkaktuar dëm e regres të madh komunës së Prizrenit, gjë që me mbështetjen e qytetarëve do të arrijmë ta bëjmë në zgjedhjet e vjeshtës”, shprehet ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

Ujkani rinovon me Grapelandin: “Air Kujta” vazhdon fluturimin në Superligë

Klubi basketbollistik Grapeland nga Rahoveci ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Kujtim Ujkanin për sezonin e ri. Lajmi është bërë i ditur përmes një...

Lajmet e Fundit