2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Anulohet ftesa e Thaçit për vizitë në Beograd

Organizata joqeveritare në Serbi, Këshilli Rinor për Arsim, ka tërhequr ftesat për ministrat e Jashtëm të Serbisë, Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë për një konferencë rajonale, ka njoftuar përmes një mesazhi në “Twitter” kjo organizatë.

Organizatorët pohojnë se kanë tërhequr ftesën për shkak se diplomatit nga Kosova i është bërë një presion i madh për arrestim, por edhe mosshfaqjes së gatishmërisë së shtetit serb për t’i siguruar ardhjen në Beograd. Organizatorët e këtij këshilli thonë se besojnë që institucionet kompetente serbe do të kryejnë me përgjegjësi punë e tyre dhe se do të veprojnë sipas aktakuzave penale të bëra, ndaj Thaçit.

“Që nga momenti kur në media u botua një version zyrtar i rendit të punës, kemi pasur presione të mëdha nga politika dhe kërcënime nga organizata të ndryshme, por dhe individët që konferenca të mos mbahet me praninë e diplomatit të Kosovës”, shkruan në njoftimin e këtij këshilli.

Gjithashtu ftesat u janë anuluar edhe ministrave të punëve të jashtme të Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë.

Më Shumë

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Shkolla e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren shënon 64-vjetorin e themelimit

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren ka shënuar sot 64-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore. Drejtori...

Lajmet e Fundit