E padrejtë që Kosova të mbetet e izoluar

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel. Ai ka thënë se është e padrejtë që Kosova të vazhdojë të mbetet e izoluar.

Ministri Hyseni është pritur në një takim nga drejtori i Press Klubit të Brukselit (Press Club Brussels-Evrope), Viktor Sidabras, ku më pastaj u është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve dhe diplomatëve të shumtë në këtë prezantim. Në prezantimin e tij dhe reagimin ndaj pyetjeve të të pranishmëve, ministri Hyseni ka folur për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, duke u ndalur në veçanti te luftimi i krimit dhe korrupsionit, luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e rendit dhe sigurisë.

Temë e veçantë në këtë takim me gazetarë dhe diplomatë ishte edhe liberalizimi i vizave dhe migrimi i parregullt i qytetarëve të Kosovës. Edhe kësaj radhe ministri Hyseni ka vlerësuar se është e padrejtë që Kosova të vazhdojë të mbetet e izoluar nga e drejta e lëvizjes pa viza në zonën Schengen.

Një takim tjetër të gjatë e shumë miqësor dhe përmbajtjesor, ministri Hyseni pati edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga eurodeputeti Tonino Picula, raportues i PE-së për Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.

Ministri Hyseni e ka falënderuar deputetin Picula dhe Parlamentin Evropian për përkrahjen e fuqishme që i jepet pavarësisë së Kosovës, si dhe integrimit të saj në BE. Mirënjohje e veçantë iu shpreh në këtë rast Parlamentit Evropian për përkrahjen që ky institucion i jep Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit