Anulohet vendimi i paligjshëm i Idriz Vehapit

Idriz Vehapi3KPMSHCK ka marrë vendim që të aprovojë si të bazuar ankesën e Qemajl Krasniqit, shef i zyrës për informim, duke e anuluar vendimin e kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi për transferimin e përhershëm të tij në sektorin e rinisë dhe sportit.

Vendimi i KPMSHCK obligon kryetarin Vehapi që në afat prej 15 ditësh të shfuqizojë vendimin për transferim dhe të zbatojë vendimin për rikthim të Krasniqit në pozitën Shef i zyrës për Informim dhe protokoll.

Kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi më 17.10.2014 pati marrë vendim që të transferojë përhershëm Krasniqin në pozitën shef i sektorit për Rini dhe Sport në kuadër të Drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës po ashtu ka anuluar edhe vendimin e Komisionit Komunal për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave të datës 17.10.2014, i cili ka refuzuar si të pabazë ankesën e Krasniqit. Në vendimin e KPMSHCK thuhet se vendimi i kryetarit Vehapi dhe Komisionit Komunal për Ankesa është në kundërshtim me ligjin për shërbyesit civil Nr.03/L-192, si dhe me Rregulloren nr. 06/2010 për transferimin e shërbyesve civil.

Me këtë vendim konstatohet shkelja e ligjit dhe procedurave nga ana e kryetarit Vehapi dhe Komisionit Komunal për Ankesa, pasi që në kundërshtim me ligjin ka transferuar zyrtarin Krasniqi, duke i ulur edhe koeficientin e pagës në kundërshtim me rregulloren në fuqi.

Kryetari Vehapi ka afat prej 15 ditësh për të zbatuar vendimin e KPMSHCK, që konsiderohet edhe si gjykatë e shërbimit civil të Republikës së Kosovës./RahovecPress.com/

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit