17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Haxhi Avdyli vizitoi fshatin Kabash dhe Kushnin të Hasit

haxhi avdyli ne hasKryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka vizituar sot fshatin Kabash dhe Kushnin të Hasit.

“Vizita njohëse u mirëprit nga banorët e këtyre fshatrave, ku në bashkëbisedim Kryesia u njoh me vështirësitë që po ballafaqohen banorët e kësaj ane”, shkruan Avdyli në Facebook.

“Aty u potencua që kjo anë është anashkalua në investimet e pushtetit lokal në ikje”.

“Infrastruktura keqe rrugore, kanalizimet e papërfunduara,shërbimet e këqija publike , papunësia , ishin shqetësimet kryesore që hasjanët po ballafaqohen”.

“Ata ishin të pakënaqur me kujdesin e pushtetit lokal ndaj rajonit të Hasit”.

Avdyli falënderoi për besimin e palëkundur që hasjanët ruajtën për LDK-në, dhe u zotua që bashkë me ta do identifikojnë problemet dhe do propozojnë zgjidhjet që do realizohen me marrjen e pushtetit në Prizren nga LDK.

“Me këtë vizitë edhe njëherë u vërtetua që Hasi ishte dhe mbetet bastion i palëkundur i LDK-së”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit