16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Apeli e kthen në rigjykim rastin e Ilir Baldedaj i cili ishte dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e Ilir Baldedajt i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren dhe ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajsh si dhe dënim plotësues ndalim i ushtrimit të funksionit në administratën publike apo shërbim publik në afat prej 3 vitesh.

Kundër këtij aktgjykimi kishte paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prizren për shkak të vendimit mbi sanksionin penal me propozim që Gjykata e Apelit ta ndryshoj aktgjykimin e shkallës së parë dhe të akuzuarit t’i shqiptoj dënim me të rëndë me burgim.

Po ashtu, ankesë ka parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit Ilir Baldedaj, avokati Visar Haxhibeqiri dhe avokati Engjull Rexhepi për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedures penale, shkeljes së ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike si dhe për shkak të vendimit të sanksionit penal me propozim që ankesa e tij të aprovohet, aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet dhe të njëjtin ta liroj nga akuza ose ta ndryshoj aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën ta kthej në rigjykim.

Lidhur me ankesen e palëve, Kolegji i Gjykatës së Apelit i kryesuar nga Abdullah Ahmeti, me anëtarët Driton Muharremi dhe Valon Derguti, ka marr vendim më datën 14.02.2021 me të cilin vendim ka anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe të njëjtin e ka rikthyer në rigjykim.

Ne vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të nenit 384 paragrafi 1 pika 1.12 lidhur me nenin 370 pika 6 dhe 7 të KPP-së të cilat edhe kanë ndikuar në vërtetimin e plotë të gjendjes faktike.

Tutje, në këtë vendim thuhet se gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsyet për faktet vendimtare, aktgjykimi është i paqartë ashtu që dispozitivi i tij është në kundërshtim me arsyetimin dhe se gjykata nuk ka vlerësuar saktësinë e provave kundërthënëse duke mos dhënë arsyet e mosmiratimit të propozimeve konkrete të palëve ashtu që arsyetimi është i pamjaftueshëm.

Në aktgjykimin e shkallës së parë, gjykata ka listuar provat materiale dhe personale duke u mjaftuar me një arsyetim të mangët pa dhënë arsyet se secila provë e administruar se çka provon si e vetme dhe pastaj të gjitha këto prova çfarë gjendje faktike të tëresishme na japin.  Në mungesë të këtyre arsyetimeve lidhur me faktet vendimtare, Gjykata e Apelit vlerësoi se e njëjta duhet anuluar dhe kthyer në rigjykim.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 21 gusht 2021, nga Prokuroria Themelore në Prizren, I pandehuri Ilir Baldedaj për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi më 13 maj 2018 e deri më 22 maj 2018, në cilësinë e personit zyrtar-drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka bërë shpërndarjen e pasurisë jo financiare, laptop dhe çanta për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 sosh dhe në vërtetimin mbi pranimin e laptopëve të nënshkruar nga asamblistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Baldedaj ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Rregulloren e Ministrisë së Financave, nr.02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizata buxhetore.

Gjithnjë sipas aktakuzës, për tre laptop të tjerë nuk ka prova se ata u janë shpërndarë personave për të cilët kanë qenë të destinuar, me ç’rast thuhet se me këto veprime i akuzuari, buxhetit të shtetit i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 19 mijë e 350 euro.

Më Shumë

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë,...

Dita e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren/ Një javë aktivitete

Përgjatë gjithë javës, në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme nga nxënësit e këtij institucioni arsimor. Këto aktivitete janë organizuar në...

Lajmet e Fundit