22.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Aprovohet testi i ri për diagnostikimin e shpejtë të COVID-19

Agjencia amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA) ka dhënë autorizimin për përdorimin emergjent të një testi të tretë për COVID-19, në kohën e rritjes së kërkesave kudo në botë për diagnostikim më të shpejtë.

Fjala është për testin e “LumiraDx” me antigjen dhe për të agjencia, pavarësisht autorizimit, ka paralajmëruar se është për një përqindje të vogël më pak i besueshëm sesa ai i përdorur gjithandej, PCR, transmeton koha.net shkrimin e AP.

Duke hyrë në treg bashkë me testet e tjera të antigjentit, ato të “Quidel”-it dhe “BD”-së që janë autorizuar në maj dhe respektivisht në korrik, testi i porsaautorizuar e kombinon përdorimin e një mjeti fluoreshent të pajisur me instrumentin që e gjeneron rezultatin brenda vetëm 12 minutash.

Kjo kohëzgjatje është përafërsisht e njëjtë me atë to testeve të ngjashme të “Quidel” dhe “BD”-së. Agjencia ka bërë të ditur se shkallëzueshmëria dhe kostoja e ulët e këtij testi do të ndihmojnë në nrritjen e kapaciteteve testuese.

Kompania softwareike “LumiraDx” ka bashkëpunuar me “Chembio Diagnostics” për ta zhvilluar këtë lloj testi për diagnostikimin e pranisë së koronavirusit të ri, i cili e shkakton sëmundjen COVID-19.

Testi i kompanisë me seli në Londër është zhvilluar për ta detektuar antigjenin e proteinës nukleokapsida me anë të strishos së hundës dhe mund të gjenerojë rezultate 12 minuta pas kryerjes së testit te pacientët simptomatikë.

Më Shumë

Kosova shpall të mbyllur emergjencën me Covid-19

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbyllje të emergjencës së shëndetit publik, pas tre vitesh betejë me pandeminë Covid-19. Kërkesën për mbyllje të kësaj...

Vdes një person në Prizren, rrëzohet nga skelet ndërsa ishte duke punuar

Një person  ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Prizren. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit