5.8 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Arabia Saudite pranon se gazetari vdiq në konsullatë

Gazetari Jamal Khashoggi ka vdekur pas përleshjes që ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll, ka raportuar televizioni shtetëror i Arabisë Saudite duke cituar hetimet fillestare.

Në po këto raportime është thënë se zëvendës-shefi i Inteligjencës, Ahmad al-Assiri dhe Saud al-Qahtani, ndihmësi i lartë i trashëgimtarit saudit të fronit, Mohammed Bin Salman, janë shkarkuar nga detyra lidhur me këtë çështje. Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka pranuar raportin se se do të vazhdojë të shikojë “për së afërmi” të gjitha hetimet.

Kjo është hera e parë që Mbretëria ka pranuar vdekjen e Khashoggit. Mbreti saudit Salman është raportuar të ketë urdhëruar formimin e një komiteti ministror të udhëhequr nga Princi Salman, për të ristrukturuar shërbimet e Inteligjencës.

Gazetari Khashoggi është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë disa dokumente për martesë. Raportimet në median shtetërore saudite kanë ndodhur pak pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me Mbretin Salman lidhur me këtë rast.

Të dy liderët kanë ndarë informacione dhe janë pajtuar për të bashkëpunuar rreth hetimeve, kanë thënë burimet presidenciale turke. Khashoggi, banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist i Washingon Postit është njohur edhe si kritik i princit saudit Salman.

Më Shumë

Prokuroria interviston komisionerët për dallaveret me vota në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur të mërkurën një aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në komunën e Malishevës, duke intervistuar...

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Kampionia e Kosovës, Trepça ka triumfuar në derbin e javës së 17-të të ProCredit Superligës ndaj Bashkimit me shifrat 90:81. Sfida në Mitrovicë ka qenë...

Lajmet e Fundit