1.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Arbër Rexhaj: Po e mbaj premtimin se do të jam zëri i qytetarëve të Prizrenit

Arber Rexhaj 23Asambleisiti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj në periudhën janar-qershor të këtij viti është vlerësuar me performancë më të mirë se sa kolegët e tij. Ai është vlerësuar me 7.8 për qind nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Rexhaj thotë se në këtë periudhë kohore shumë çështje kanë mbetur pa u ngritur.

“Prej se Vetëvendosje! është përfaqësuar në asamble, brenda këtij institucioni ka filluar debati i mirëfilltë politik”, thotë Rexhaj për “PrizrenPress”.

Ai tregon se gjatë kësaj kohe asamblistët e VV-së kanë bërë kritika të fuqishme në adresë të qeverisë komunale të Prizrenit.

“Kemi kritikuar dhe kërkuar llogaridhënie nëpërmjet pyetjeve parlamentare dhe kemi dhënë alternativat tona konkrete për të gjitha fushat për të cilat është diskutuar”.

“Besoj se për çdo fushë të jetës shoqërore kemi prezantuar pikëpamjet tona duke mbrojtur kështu interesin e qytetarëve të Prizrenit”.

“Në këto pak muaj dhe në këto pak seanca ne si asamblistë kemi qenë të përkushtuar për të gjitha çështjet që janë diskutuar”.

“Jemi të vetëdijshëm për këtë kohë të shkurtër se kanë mbetur shumë çështje pa u ngritur të cilat do t’i ngrisim dhe shumë gjëra pa u thënë të cilat do t’i themi”.
Rexhaj premton se në të ardhmen asamblistët e VV-së në Prizren, do të iniciojnë disa rregullore.

“Përkundër që jemi me aktivët në asamble në muajt në vazhdim do të iniciojmë disa rregullore për disa çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Do të iniciojmë disa çështje me amandamentimin e legjislacionit, si dhe do te japim kontributin tonë në të gjitha komisionet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Gjendet një trup i pajetë në Prizren, dyshohet për vdekje nga arma e zjarrit

Një trup i pajetë është gjetur para pak çastesh në qytetin e Prizrenit. Sipas informacioneve të para të Insajderi, dyshohet se vdekja e viktimës është...

Lajmet e Fundit