8.5 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Arifi: PDK-ja po i bllokon institucionet

Avni Arifi-aakAnëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se shtyrja e vazhdimit të seancës konstituive nga kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina,është e dëmshme për demokracinë dhe parlamentarizmin në Kosovë

Ai ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se një veprim i tillë është një goditje e rëndë e angazhimeve të presidentes Jahjaga për ta tejkaluar ngërçin politik.

“Besoj se ky veprim i Brovinës është goditje ndaj angazhimeve të presidentes Jahjaga dhe nuk i shërben askujt, as PDK-së”, është shprehur Arifi, duke e akuzuar PDK-në për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.

“PDK-ja është duke vazhduar bllokimin e formimit të institucioneve të reja, përfshirë edhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, PDK-ja është duke vazhduar t’i torturojë qytetarët e Kosovës dhe po u shkakton dëme afatgjata institucioneve të Kosovës, me shpresë se blloku do ta marrë përgjegjësinë e tyre”, ka deklaruar Arifi. Në këtë kontekst, Arifi ka thënë se shtyrja e seancës është dëshmi se askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me PDK-në.

“Pra, kjo është një dëshmi se asnjëra nga partitë politike shqiptare nuk dëshiron të jetë në koalicion me PDK-në”, ka theksuar Arifi.

Më Shumë

Parashikimi i motit: Java nis me -12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve rekorde që e kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar...

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Lajmet e Fundit