Arrestimet në Prizren/ Policia tregon për armët, paratë e barnat në vlerë 20 mijë euro që u gjetën

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, më 29.07.2024, janë arrestuar gjashtë të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer disa vepra penale.

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, “Posedim i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia tha se gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të ndryshme, 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, pesë telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 euro dhe 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 mijë euro si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin.Policia tha se me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit