9.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Arrestohen 7 punonjës të burgut për arratisjen e “El Chapos”

Prokurori i përgjithshëm i Meksikës ka akuzuar shtatë oficerë të burgut për përfshirje në arratisjen e liderit famëkeq të drogës, Joaquin Guzman, të shtunën. Shtatë punonjësit e burgut janë arrestuar pasi akuzohen se e kanë ndihmuar të largohet.

Sipas zyrtarëve meksikanë janë edhe 15 persona të tjerë që po hetohen nëse janë të përfshirë në arratisjen e “El Chapos”, si dhe pritet që të ketë edhe arrestime të tjera.

Derisa hetimet të përfundojnë, të shtatë punonjësit do të mbahen në qelitë e Guanajuatos.

Presidenti, Enrique Pena Nieto, i cili sapo është kthyer nga një udhëtim jashtë shtetit, tha se ka të njëjtën ndjenjë zemërimi si të popullit meksikan. “Të gjithë ata që janë pjesëmarrës në ikjen e Gozmanit do të dënohen me peshën e plotë të ligjit”, tha presidenti.

Ministri i Brendshëm i Meksikës, Osorio Chong deklaroi se rojeve iu deshën 18 minuta për të shkuar në qelinë e “El Chapos” nga momenti kur ai iu humbi nga sytë. Ndërkohë që hetuesit po punojnë në vërtetimin nëse kjo kohë ka qenë e mjaftueshme për Guzmanin që të largohet nga burgu. Lideri i drogës mbikëqyrej përmes kamerave 24 orë në ditë, transmeton Shekulli.

Në një sondazh në gazetën meksikane “Reforma”, rreth 88% e meksikanëve besonin se “El Chapo” ka shpëtuar me ndihmën e personave të brendshëm në burg, dhe shumë të tjerë fajësuan paaftësinë e autoriteteve sesa dinakërinë e Guzmanit.

Më Shumë

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Ndalohen mbi 100 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vermicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore. Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët...

Lajmet e Fundit